Komanda Mbështetëse deklaroi përfundimin me sukses të reduktimit, pastrimit dhe certifikimit të grup – depove. Përgatitja dhe transporti i 272 ton materialeve u bë nga batalioni i armatim – municioneve dhe ai i transportit, ndërkohë që efektivët e kompanisë EOD dhe ekipi i AMMCO-së realizuan me sukses kontrollin, pastrimin dhe certifikimin sipas standardeve, duke pastruar një zonë me sipërfaqe të shfrytëzueshme prej 121,000 m² si dhe 7592 m² sipërfaqe objektesh që i vijnë në ndihmë ekonomisë së zonës.
Në ceremoninë e certifikimit të pastrimit të këtyre grup - depove, morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Fatmir Lokaj, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe përfaqësues të kompanisë AMMCO.
Përfundimi i këtij operacioni është vazhdim i realizimit me sukses pastrimit të hot-spoteve në Gërdec dhe Poshnjë të Beratit.
Komanda Mbështetëse për vitin 2016 ka planifikuar pastrimin e grup – depove Arshilengo në Gjirokastër, Nuaj, Krujë, Qafëmolla 1, si dhe pastrimin e hot – spoteve në Klos dhe Selicë, Burrel.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com