Ka marrë fund makthi i banorëve të Fierit nga përmbytja e Lumit Gjanica. Tashmë ky lum problematik që kalon në qendër të qytetit është rikthyer në shtratin e tij pas pastrimit dhe gërryrjes nga ana e Bashkisë.
Mjetet e rënda po përfundojnë metrat e fundit në qendrën e qytetit të përcaktuar në fazën e parë të projektit, e cila sipas kryeadministratorit të bashkisë Florjan Mucaj do të vazhdojë me faza e tjera per reabilitimin e plotë.

Gjatë kësaj periudhe dy mujore janë gërmuar dhe thelluar 5 kilometra shtrat lumi duke vënë lumin Gjanica në një shtrat natyror ashtu si ka qenë dikur.
Nga pastrimi janë prerë afro 11 mijë rrënjë shkurre dhe drure , të cilat janë dërguar për ngrohje në çerdhet dhe kopshtet e qytetit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO