Pasuri nga para te 'pista'/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Lezhë, 4 të tjera në 'sitë'

Pasuri nga para te 'pista'/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Lezhë, 4 të tjera në 'sitë'

2 makinat e sekuestruara

4 makina luksoze janë sekuestruar në qytetin e Lezhës, pasi rezultojnë në pronësi të  I.L, i cili është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale  “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë paratë që janë blerë makinat luksoze dyshohet se rrjedhin nga aktivitete kriminale dhe në lidhje me këtë operacion, policia po heton për të bllokuar edhe katër makina të tjera të cilat janë në pronësi të familjarëve të I.L.

Sekuestrimi i mjeteve luksoze ka ardhur në saj të operacionit të koduar 'Luksi'. Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të të arrestuarit, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

2 makinat e sekuestruara

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës