Humbja e pushtetit është reflektuar në deklaratat vjetore të pasurisë, të disa prej ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. Tre vjet pas largimit nga pushteti, rezulton se të ardhurat kryesore të disa ish-ministrave të Berishës vijnë nga gratë e tyre. Ata deklarojnë paga deri në 40 mijë euro dhe depozita qindra mijëra euro në emër të bashkëshorteve. Edhe pse ka një dosje në prokurori për fshehje pasurie, ish-kryefinancieri Ridvan Bode thotë se, të ardhurat kryesore i kanë ardhur nga aktiviteti i bashkëshortes, Jola Bode.
Në emër të bashkëshortes, Bode deklaron të ardhura nga obligacionet 1,200,000 lekë, tre llogari rrjedhëse shtuar me 2,052 lekë dhe 299,592 lekë. Po ashtu, Bode deklaron të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës, 1,905,000 lekë, të ardhura po të bashkëshortes nga bonot e thesarit, 213,000 lekë si dhe të ardhura nga depozita, 46,000 lekë.
Ish-ministri i Financave deklaron pagën e tij si deputet 2,436,00 lekë dhe një kredi për blerje makine, nga e cila ka shlyer 11 mijë euro. Ridvan Bode, në deklaratën e pasurisë, dorëzuar pranë ILDKP, deklaron gjithashtu disa llogari dhe pagat e fëmijëve. Ish-kryefinancieri i ka punësuar fëmijët, njërin në Bankën e Shqipërisë dhe tjetrin në një kompani private.
Myqerem TafajIsh-ministri Arsimit, Myqerem Tafaj, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre, por i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ka deklaruar 41 mijë euro të ardhura nga puna e gruas si mjeke në Gjermani. Tafaj deklaron gjithashtu se një llogari bankare e gruas së tij është shtuar me 11 mijë euro gjatë vitit 2015. Ish-ministri Arsimit deklaron shtimin e një llogarie bankare me 1,319,941 lekë, kryesisht nga paga e tij si deputet dhe një llogari në emër të vajzës, shtuar me 127,761 lekë.
Florjon MimaIsh-ministri i Ekonomisë, Florjon Mima, deklaron 37 mijë euro pagën e bashkëshortes. Po në emër të bashkëshortes, Mima deklaron të ardhura nga interesat bankare 23 mijë euro. Gjithashtu, zonja një fjalë deklaron shtimin e një depozite në shumën 80 mijë euro, 18,400,000 lekë bono thesari, shtim obligacionesh 31,218,120 lekë, pakësim depozitash 78 mijë euro dhe 55 mijë euro, shtim llogarie 6.7 mijë euro etj. Ajo deklaron se ka shlyer 7 mijë euro detyrime për dy garazhe, tek shtëpia dhe vendi i punës. Ish-ministri i Ekonomisë deklaron se ka shlyer një detyrim prej 4 mijë eurosh gjatë viti 2015, për shtëpinë në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, Mima ka marrë edhe një kredi 50 mijë euro, për t’i blerë një zyrë vajzës në Tiranë. Nga koj kredi, Mima ka shlyer 4.3 mijë euro. Florjon Mima deklaron gjithashtu 26 mijë euro paga nga punësimi i vajzës dhe i djalit në Itali.
Redaksia online
A.N shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.3%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat dhe një shoqëri fiskalizimi
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32