Pasuria e Pezës, Rama: Nuk
u shtua pasi hyri në politikë

Pasuria e Pezës, Rama: Nuk<br />u shtua pasi hyri në politikë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. 

Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur pas komentit të një prej qytetarëve në Facebook-un e tij.

“Alfred Peza per 1 vit e gjys beri 1 miliard lek..po pse do rri sajmoja pa marre gje per 3 vjet e gjys minister..mjer moj shqiperi..po na pin gjakun per dit”, shkruan komentuese në Facebook-un e Ramës.

Ndërkohë kryeministri i është përgjigjur, duke mohuar akuzat ndaj Pezës. Sipas tij, të ardhurat e deputetit socialist nuk janë shtuar pas hyrjes në politikë kur u zgjodh deputet në qershor të 2013-ës. 

“Po te degjosh Shqupin keshtu eshte, miliarda nga te kater anet, po fakti eshte se te ardhurat e Alfred Pezes nuk jane shtuar aspak qekur ka hyre ne
politike dhe kete e tregon qarte deklarata e pasurise! Po me ke te flasesh, me kengetaret apo me spektatoret e Shqupit?!
”, shkruan Rama.

komentuesi per pezen

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!