TIRANË - Njëzet për qind e zyrtarëve shqiptarë, përfshirë këtu edhe ministra të kabinetit qeveritar nuk pranojnë të deklarojnë pasuritë e tyre. Ky fakt është pohuar nga kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla.
”Kur kanë mbetur e dhe dy ditë nga përfundimi i afatit 20 përqind e zyrtarëve të lartë nuk kanë deklarauar pasuritë e tyre. Mes tyre ka edhe ministra dhe politikanë të tjerë të rëndësishëm”, tha Llalla, i cili nuk publikoi asnjë prej këtyre emrave.
Një tjetër problem që ngriti inspektoriati është verifikimi i pasurive të transferuara jashtë shtetit nga zyrtarët.
Kreu i ILDKP ishte i pranishëm sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes këtij institucioni dhe Avokatit të Popullit. Kjo marrëveshje parashikon që palët angazhohen për të shkëmbyer informacion dhe për të kryer hetime ndaj zyrtarëve publikë të cilët abuzojnë me detyrat shtetërore.
Avokati i Popullit, Igli Tototazi u shpreh se institucioni që ai drejton do të mbrojë të drejtat e qytetarëve, duke ndëshkuar personat që ndjekin praktika korruptive kundrejt tyre. Duke qenë se të dy këto institucion disponojnë të dhëna të shumta për zyrtarë të korruptuar, synimi i marrëveshjes është filtrimi i përbashkët i të dhënave dhe marrja e masave ndëshkuese ndaj pesonave që abuzojnë me pushtetin e fondet publike. Ky bashkëpunim përkon edhe me ditët e fundit të afatit për deklarimin e pasurive të zytarëve. Deri më tani kanë deklaruar rreth 80 për qind e tyre dhe afati përfundon më 31 Mars.

(aq/shqiptarja.com)