Çdo transaksion me pronat e paluajtshme, qoftë shitje, dhurim, etj, tashmë do të mund të bëhet te noteri pa qenë e nevojshme që të kryhen veprime edhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Qeveria, me një vendim të fundit ia ka dhënë kështu të drejtë zyrave noteriale që të realizojnë trankasione online me pasuritë e paluajtshme dhe individët nuk jenë më të detyruar që pas këtij veprimi të shkojnë tek Zyrat e Pasurive të Paluajtshme. Burime pranë Dhomës Kombëtare të Noterëve bëjnë të ditur se në total janë 27 shërbime që do të mund të ofrohen nga zyrat noteriale