Portali Spending Data Albania ka bërë publike deklarata të pasurisë për 6 Ministrat Teknikë që shërbyen gjatë fushatës zgjedhore pas paktit Rama-Basha.
Ministrat ishin propozime të PD për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në këtë deklaratë duhet të evidentohen të gjitha asetet me pasuri të paluajtshme, pasuri të pritshme, likuiditete, kredi debi, automjete, sende me vlerë dhe para kesh në momentin e deklarimit.
Gjithashtu subjekti evidenton edhe burimin e krijimit të pasurisë përmes të ardhurave nga puna, trashëgimitë, dëmshpërblimet, fondet e kujdesit sipas siguracioneve, lojërat e fatit, qiradhëniet, dhuratat, rivlerësimet apo të tjera forma të fitimit dhe begatimit personal.
Konkretisht deklaratat e vendosura në portalin janë deklarata fillestare për 4 subjekte dhe deklarata vjetore për 2 subjekte të tjera.
(Deklarata e pasurisë, Ledina Mandija, zv/kryeministre)
(Deklarata e pasurisë, Arben Beqiri, Ministër i Shëndetësisë)
(Deklarata e pasurisë, Xhuljeta Kërtusha, Ministre e Punës)
(Deklarata e pasurisë, Dritan Demiraj, Ministër i Brendshëm)
(Deklarata e pasurisë, Helga Vukaj, Ministre e Financave)
/Shqiptarja.com