Patate frikase
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 2 karrota
- 500 ml qumësht
- 2 vezë
- 1 limon (sipas dëshirës)
- 3-4 fije majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi
- Ujë ose pak lëng mishi
Përgatitja:
Lajmë patatet, i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. I mbajmë në ujë të ftohtë që të mos nxihen. Qërojmë qepën dhe e grijmë hollë, ndërsa karrotat i presim në kubikë të vegjël. Në tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet lehtë. Shtojmë karrotat dhe i lëmë të marrin pak shije. Shtojmë patatet dhe hedhim ujë ose lëng mishi aq sa t’i mbulojë. I lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa të zbuten, por pa u shpërbërë. Ngrohim qumështin veçmas dhe e shtojmë në tenxhere. E lëmë gjellën të marrë edhe 2–3 valë të lehta. Në një tas rrahim vezët me lëngun e limonit. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i gjellës dhe e shtojmë ngadalë te veza, duke e përzier vazhdimisht. Më pas hedhim këtë përzierje në tenxhere, larg zjarrit, që të mos pritet. Shtojmë majdanozin e grirë hollë, pak piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Komente












