Përbërësit:
- 3 patate
- 1 qepë
- 3 vezë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. Në tigan ngrohim vajin dhe skuqim patatet derisa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Rrahim vezët me pak kripë dhe piper të zi. Hedhim vezët mbi patatet dhe qepën. E gatuajmë në zjarr të ulët derisa vezët të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë, me bukë dhe kos.
Komento
Komente











