‘Patatet e Divjakës’ reportazhi në 'Veri-Jug' në Report Tv

Veri-Jug sjell reportazhin premierë ‘Patatet e Divjakës’.

Personazh i reportazhit Josif Gorrea, kreu i bashkisë Divjakë dhe fermeri i vogël Dhimitër Kurti i cili ka mbjellë mbi 40 dynym patate të farës holandeze dhe gjatë shkuljes së patates së re pret të marrë prodhim të lartë që do ta çojë në tregun e brendshëm, kryesisht në Tiranë dhe në Kosovë.

Dhimitri ka punësuar edhe disa banorë të fshatit duke ndihmuar në përmirësimin e ekonomisë së familjeve të tyre.

Dhimitri, i diplomuar për hortikulturë, flet për punët e stinës. Kryesisht për shkuljen e patates në arat e familjes, ku rendimenti i prodhimit është i lartë. Eksporti i patates në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje, Serbi dhe disa vende të Europës.

Kryebashkiaku Gorrea flet për mbështetjen që pushteti vendor i jep fermerëve në përmirësimin e infrastrukturës, vënien në punë të kanaleve kulluese dhe vaditëse si dhe mbështetjen e fermerëve për zhvillimin e agroturizmit në Divjakë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 05/06/2024 06:41

    MOS NDERTONI SHTEPITE DHE PALLATET NE FUSHA BUKE O HAJVANE KATUNAR,,BEJINI NE KODRA DHE MBAJENI FUSHEN PER TE MBJELLE...SEPSE KEMI PAK TOKA BUKE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?