Përbërësit:
- 1 patëllxhan
- 3 lgj djathë kaçkavall i grirë
- 3 lugë gjelle miell misri
- 1 lugë çaji paprika
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 majë luge kripë
Përgatitja:
Presim patëllxhanin në shirita. E vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, miellin e misrit, paprikën, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë mirë derisa të vishen të gjithë patëllxhanët dhe i vendosim në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.
Komento
Komente












Çfare perime eshte paprika? Ka emer shqip dhe pse nuk perdoret shqipja?
Përgjigju