Patëllxhanë me hudhra
Përbërësit:
- 8 patëllxhanë
- 4-5 lugë sallo derri
- 2 kokë hudhra
- 2 filxhanë kafeje vaj
- Kripë, piper
Përgatitja:
pasi i pastrojmë i bëjmë 2-3 prerje për së gjati. Në këto prerje vendosim sallo derri të lyera me kripë e piper dhe thelpinj hudhrash. I spërkatim patëllxhanët e mbushur me kripë, i rreshtojmë në tenxhere të cekët ose tigan, i hedhim përsipër vaj, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Herë pas here i kthejmë nga të gjitha anët duke i spërkatur me yndyrën e vet.
Komento