Patëllxhanë me hudhra

Përbërësit:

  • 8 patëllxhanë mesatarë
  • 2 kokrra hudhër
  • 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • Copëza dhjamë derri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët dhe bëjmë 2–3 prerje për së gjati në secilin. Vendosim në prerje copa të vogla dhjami, pak kripë, piper dhe hudhra të shtypura. I vendosim në tenxhere ose tigan. Shtojmë pak vaj sipër, i mbulojmë me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. I kthejmë herë pas here nga të gjitha anët që të piqen njëtrajtshëm. Në fund i presim  përgjysmë për së gjati dhe i shërbejmë spërkatur me yndyrën e tyre dhe pak vaj ulliri.

Këshillat e Albanës: Patëllxhanët mund të lihen në ujë me kripë për 10 minuta para gatimit për të hequr hidhërimin.