Patëllxhanë me perime në tigan
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 1 qepë e madhe
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 2 domate të pjekura
- 2 thelpinj hudhër
- 1 karrotë (opsionale)
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon ose trumzë
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz i freskët
Përgatitja:
Patëllxhanët pritini në kubikë ose gjysmë rrathë. Nëse kanë hidhësi, spërkatini me pak kripë dhe lërini 10 minuta, pastaj shpëlajini dhe thajini. Në një tigan të madh nxehni vajin e ullirit. Shtoni qepën e prerë hollë dhe kaurdiseni derisa të zbutet. Shtoni hudhrën, specat dhe karrotën, dhe skuqini për rreth 3–4 minuta. Shtoni patëllxhanët dhe përziejini mirë që të marrin vajin dhe aromën. Vendosni domatet, kripën, piperin dhe rigonin. Mbulojeni tiganin dhe lëreni të gatuhet rreth 15–20 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të lidhen shijet. Në fund shtoni majdanozin e freskët.
Komente












