Patëllxhanë pikante me speca

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë mesatarë
  • 5 thelpinj hudhër
  • 2 speca të kuq mesatarë
  • 1 lugë çaji spec i kuq djegës
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, shpëlajmë lëkurën në disa vende, i mbështjellim një nga një me letër alumini dhe i pjekim në prush ose në sobë, duke i kthyer nga të gjitha anët derisa të piqen mirë. I vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, i qërojmë, i shtypim lehtë që të kullojnë ujin e tepërt, më pas i shtypim me pirun. Pjekim hudhrat me lëkurë në furrë për 10 minuta dhe specat për 30 minuta. Qërojmë hudhrat, i bëjmë pure dhe i shtojmë te patëllxhanët. Qërojmë specat, heqim farat, i presim në copa të vogla dhe i shtojmë te masa e patëllxhanit. Shtojmë pak majdanoz të grirë, hedhim vaj ulliri, pak uthull dhe lëng limoni, kripë, piper dhe e servirim sallatën mbi gjethe maruleje.