Patëllxhanë të mbushur me djathë

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë të mëdhenj
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 gr djathë që shkrihet
  • 3 lugë gjelle peksimadhe
  • 3 lugë salcë domate
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Rigon, borzilok

Përgatitja:

Patëllxhanët pritini në feta të rrumbullakëta rreth 1 cm të trasha. Spërkatini me kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 15 minuta. Në një tas përzieni djathin e grirë me hudhrat e shtypura, majdanozin e grirë, pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe peksimadhe. Vendosni një lugë mbushje mbi një fetë patëllxhani dhe mbulojeni me një fetë tjetër, si sanduiç. Renditini në tavë, sipër hidhni salcën e domates dhe pak djathë kaçkavall të grirë. Piqini përsëri në 190°C për 15–20 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë. Për një shije më të freskët mund të shtoni edhe pak rigon ose borzilok.