Atentat në Patos/ 53-vjeçarit i zënë pritë dhe e qëllojnë me breshëri, dy plumba e kapin në gjoks (VIDEO)

PATOS-Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi është qëlluar më armë zjarri me breshëri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta. Edmond Fejzullahu ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip 'Benz' me targa AA 733 EO kur i është zënë pritë.

Pasi e kanë ndjekur, autorët kanë qëlluar disa herë me armë në drejtim të xhamit të parë, vendit të drejtuesit të mjetit ku ndodhej Edmond Fejzullahu. Report Tv ka siguruar pamjet e makinës, nga ku duken gjashtë shenja të plumbave në xhamin e parë.

Nga të shtënat, Fejzullahun e kanë kapur dy plumba në gjoks. Pasi zbrasën armën duke menduar se e lanë të vdekur autorët u larguan me shpejtësi, por 53-vjeçari arriti që të shpëtonte dhe të shkonte vetë me makinën e tij drejt spitalit të Fierit.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën, pasi doli nga salla e operacionit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Deri tani autorët mbeten mister, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë rreth zonës ku ndodhi atentati. Ndërkohë që pritet të merret edhe dëshmia e të plagosurit mbi konfliktet që mund të ketë pasur për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin