PATOS- Nga qyteti i Patosit, në Fier, ku ka prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i Partisë Socialiste i ka kërkuar qytetarëve të jenë pjesë e Rilindjes kombëtare. Sipas Ramës, qytetarët me votën e tyre duhet t’i japin fund rrënimit, dhe qeverisjes së një regjimi familjar.
 
“Më 23 qershor duhet ndëshkuar me votë si një personazh që e turpëron vendin, nuk i bën nder popullit shqiptar. Me votë, qytetarët do t’i japin fund kësaj tallje të madhe që vazhdon prej vitesh, ku një grusht njerëzish familjare, dhe oborrtarë të Saliut, tallen me një popull të rërë, e grabisin çdo natë grabisin kromin, naftën, dhe çdo gjë që natyra i ka falur këtij kombi mbi dhe nën tokë, dhe pastaj ditën flasin gjoja për të mirën e këtij populli”, u shpreh Rama.
 
Duke ftuar banorët e Roskovecit të votojnë nr.29, Rama nënvizoi se, “në 23 qershor nuk ka kuptim të votosh për teserën e partisë, e aq me tepër për teserën e PD, kur kjo parti është katandisur në një grusht oborrtarësh që nuk duan t’ja dinë për demokratët dhe popullin e thjeshtë këtij vendi. Me numrin e datës së çlirimit çdo sipërmarrës le të çliroje veten nga taksat e biznesit të vogël, nga tatim fitimi që ne do e përgjysmojmë”.
 
RAMA: S’DO KETE ME TARIFE PER PUNESIMIN E E MESUESVE
 
Duke u ndalur tek rastet e denoncuara nga mësuesit se i janë kërkuar para për të fituar vendin e punës, kreu i PS, tha se këto problematika do të marrin fund. Rama u shpreh para qytetarëve të Patosit, se “pas fitores se PS në zgjedhjet e 23 qershori s’do ketë tarifë për mësuesit na 3 mijë e 5 mijë euro për t’u punësuar”
 
RAMA: BERISHA U KA MARRE LEKET, KUJDES XHEPIN
 
Duke u ndalur tek premtimi i kreut të PD-së se do të dëmshpërbleje qytetarët, Rama tha se askush nuk e beson këtë fakt. Rama tha se “Ky është një premtim që s’e beson më asnjë qytetar. Besoni se dora e Saliut do t’ju hyjë në xhep e t’ju lërë lekët? Kujdes xhepin. Se mirë lekët ua ka marrë, po do ju marrë xhepin”.
 
RAMA: DO MBLEDHIM NJE KONFERENCE KOMBETARE PER NAFTEN
 
Kreu i PS-së u ka premtuar qytetarëve të Patosit se pas fitores së 23 qershorit, "qeveria e re do të organizojë brenda vitit po këtu në Patos, një konferencë kombëtare për të shpëtuar sektorin e naftës nga grabitqarët, dhe për t’ia rikthyer në formë mirëqënie banorëve. Ne s’mund të pranojmë keqqeverisjen me korrupsion në kurriz të qytetarë. Kjo është e papranueshme, e dënueshme, dënojeni me votë në 23 qershor".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)