Patos, vranë nënë e bir në 1997
Policia gjen autorët pas 15 vjetësh

Patos, vranë nënë e bir në 1997<br />Policia gjen autorët pas 15 vjetësh
Një ngjarje e rëndë e 1997, ku u vranë në shtëpinë e tyre nënë e bir, Drita e Ermal Rrapollari, zbardhet pas 15 vjetësh. Policia e Fierit, pas një pune të gjatë ka dokumentuar se vrasja është kryer nga Eduart Banaj, Arben Çela, Altin Hoxha dhe Roland Likaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Drejtorise Policise Qarkut Fier ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier ne saj te nje pune te mireorganizuar hetimi, arriti qe te grumbulloje prova qe deshmojne mbi fakte dhe rrethana qe lidhen me vepren penale te procedimit penal nr.102 te vitit 1997 ku ngelen te vrare shtetasit Drita dhe Ermal Rrapollari ngjarje e ndodhur ne qytetin e Patosit me date 03.04.1997.

Me realizimin e operacionit te koduar “Memorja“ ne kuader te se cilit u be i mundur dokumentimi I plote ligjor I vrasjes se ndodhur 15 vjet me pare si dhe identifikimi I autoreve te dyshuar te kesaj ngjarjeje shtetasit:
1-Eduart Banaj, vjec 36, lindur dhe banues ne Patos.
2-Arben Çela, vjec 45, lindur dhe banues ne Patos.
3-Altin Hoxha, vjec 36, lindur dhe banues ne Patos dhe
Per shtetasin Roland Likaj, vjec 37, banues ne Mbrastar Fier u be shpallja ne kerkim.
Ndalimi i ketyre shtetasve u be per kryerjen e veprave penale te “Vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkpunim dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 25, 278/2 i.K.Penal pasi dyshohet se ne bashkpunim me njeri tjetrin me date 03.04.1997, vendin e quajtur lagja 1-Maji Patos, kane vrare me arme zjarri ne banesen e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin e saj Ermal Rrapollari.
Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Fier per veprime te metejshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet