Arrest në burg ka vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda për Shpëtim Goxhajn burrin që vrau gruan me thikë dy ditë më parë në qytetin e Patosit.

Krimet e Rënda kanë vendosur të lënë në burg burrin vrasës i cili ka deklaruar se ka qenë xhelozia motivi që e shtyu të kryente vrasjen ne mbremjen e 24 korrikut.

Viktima është Resmije Gocaj 50-vjeç. Nga dëshmitë mësohet se 55-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)