Patozi-Ahmetajt: Çfarë është
bërë me Brisin, na e thoni?

Dorëheqja e zv/ministres së Ekonomisë, Brisida Shehaj, s'mund të kalonte pa marrë edhe vëmendjen e Kuvendit. Ka qenë deputeti demokrat, Astrit Patozi ai që ka kërkuar shpjegime nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
 
Janë hapur fjalë dhe po qarkullon edhe në portale një lajm I tmerrshëm, sikur zv/ministrja, ish drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar. Lus Zotin që kjo të mos jetë e vërtetë”, u shpreh deputeti Patozi.
 
“Mendoj se do të ishte një fatkeqësi kombëtare për financat publike, për administratën tone publike, por edhe për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh Patozi duke kërkuar që ministri ta sqaronte si qëndronte e vërteta.
 
Mirëpo, me elokuencë, ministri Ahmetaj iu "përgjigj" Patozit duke i kujtuar suksesin e Tatimeve dhe të ekonomisë në përgjithësi 3 vitet e fundit. 

Redaksia Online
l.q/Shqitarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve

Kuvendi/ Korreshi: Shqiptarët nuk marrin dot pronat, legalizimet për vota! ju rilindët varfërinë, Noc Rrokun u keni dhënë shqiptarëve