Patozi: Basha është i sëmurë
i cili nuk shkon tek doktori
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar për platformën e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike. Megjithatë, Patozi thotë se do dalin në bazë, por gjithësesi nuk e kanë me ngut.
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar për platformën e Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike.
Megjithatë, Patozi thotë se do dalin në bazë, por gjithësesi nuk e kanë me ngut.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të jemi dhe në të ardhmen me të gjithë strukturat e Partisë Demokratike, me të gjithë demokratët që e mendojnë si ne, që PD duhet të bashkohet dhe duhet të ringrihet,” u shpreh Patozi.
Sipas Astrit Patozit, Platforma është në fuqi, është në tryezën e Partisë Demokratike.
“Lulzim Basha sot ngjason me atë të sëmurin, i cili ka gjetur si zgjidhje që të mos shkojë tek doktori, se po shkoi, doktori do t’i thotë që, ti je keq. Por sëmundja ndërkohë vazhdon, shkon apo nuk shkon tek doktori.
Pra, ai duhet të zgjidhë problemin me sëmundjen, duhet të shërojë sëmundjen,” deklaron Patozi.
Sipas ish-nënkryetarit të PD, Basha është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet PD, për rezultatin katastrofik të saj dhe i takon që të jetë përgjegjësi për ta ndryshuar për mirë.
“Pra nën presionin e kohës është ai dhe nuk jemi ne. Sigurisht që ne nuk do të presim gjithë jetën Lulzim Bashën, por ne do të vazhdojmë aksionin tonë politik duke takuar dhe komunikuar me çdo demokrat, të cilët besoj janë shumë që mendojnë si ne,” deklaroi Patozi. ABC news
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
36.1%
-
Më keq
46.2%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58