Genc Ruli u largua fare nga salla, teksa dy aleatët, Fatmir Mediu dhe Agron Duka nuk denjuan të bashkohen me demokratët, dhe më pas edhe ata u larguan nga salla plenare. Si përherë, Sali Berisha nuk u bë pjesë e bllokimit fizik të foltores së kuvendit. Kur deputetët demokratë qëndruan rreth podiumit, kësaj radhe pa nivelin e zhurmës së javës së shkuar, Berisha zgjodhi përsëri tabletin e tij për të vrarë kohën. Ishte kreu i grupit paralmentar Edi Paloka ishte i pari që mori fjalën në Kuvend. Ai renditi të gjitha arsyet pse ky Kuvend nuk funksionon sipas opozitës. Paloka tha se qeveria u përpoq të mbante të fshehura mesazhet e komisionerit Hahn, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
“4 janë mesazhet kryesore që dha në Tiranë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian. E para ai kërkoi zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas demokratit, Hahn kërkoi gjithashtu nisjen e zbatimit pa vonesë të ligjit të dekriminalizimit. Komisioneri për zgjerimin ka kërkuar po ashtu të punohet për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe, një mesazh tjetër i qartë dhe i rëndësishëm, sipas PD është se Hahn ka kërkuar dialog politik mes pozitës dhe opozitës për reformën në drejtësi”-tha kreu i grupit demokrat.
Paloka tha se edhe komisionerin Rama ka tentuar ta mashtrojë për kërkesën e opozitës për mandatet. "Para se të fillojë seanca dua të bëj të qartë edhe njëherë pozicionin e opozitës dhe të paraqes arsyet pse parlamenti vazhdon të mos funksionojë Sy më sy dje Rama kërkojë të mashtrojë komisionerin Hahns se vendimin e Gjykatës kushtetuese për kërkesën e opozitës për mandatet. Komisioneri foli dje qartë për çështjet që janë në interes të qytetarëve. Qeveria u përpoq t'i shtrembërojnë kërkesat e Hahn.
Shqiptarët dëgjuan qartë se ne duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatojë dekriminalizimin të krijojë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dialog për reformën në drejtësi. Mazhoranca e ka çuar vendin ën krizë kushtetuese. A ka cinizëm më të madh se prapë të akuzosh opozitën për krizën që shkakton opozita. Përhap fjalën se opozita po vendos kushte. Ne nuk vëmë kushte, ishte Rama që dikur i vendoste kushtet. Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë kushtet.
Nuk jemi ne që kërkojmë mandatet kërkojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës. Ne jemi të shqetësuar për zbatimin e tyre. A ka hipokrizi që në kushtet e kësaj krize të flasësh për drejtësi kur Rama bllokon vendimet. Ky që u përpoq të mashtrojë Hahn se do çojë për interpretim në Kushtetuese. Si mund ta çosh për interpretim të kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese",-tha Paloka.
Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)