Patozi: Ik! Je ministri më i akuzuar 
nga 1912, Tahiri: Pse s'fole më parë?

Patozi: Ik! Je ministri më i akuzuar <br />nga 1912, Tahiri: Pse s'fole më parë?
TIRANË - Trafiku i lëndëve narkotike u vu sërish në fokus të kësaj seance plenare, diskutime këto jashtë rendit të ditës i cili parashikonte debatet për aktin normativ dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.
 
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi mbajti një fjalë të gjatë në Kuvend drejtuar qeverisë, por ndryshe nga kolegët e tjerë demokrat, toni i zërit ishte mjaft i qetë. Një fakt ky i evidentuar dhe i përshëndetur edhe nga ministri Saimir Tahiri, edhe pse emri i tij ishte objekt i akuzave që Patozi i adresoi qeverisë për luftën e saj ndaj trafikut të lëndëve narkotike.
 
Por ky “mirëkuptim” zgjati vetëm pak.
 
Tahiri: Më vjen mirë që të paktën ka një njeri të arsyeshëm nga opozita, që flet pa bërtitur, pa u çjerrë, pranoj të ngrini gishtin kundër meje, kundër policisë, nuk ka problem, mjafton të bëjmë një marrëveshje fjale. Në këtë rast, unë do të doja t’ju bëja thirrje të shohim të dhënat në sy se ashtu mund të zgjidhim problemin. Zoti Patozi ju keni qenë kreu i grupit parlamentar të PD dhe u kuptoj të ishit me një qeveri si ajo që ishit. Por unë nuk kuptoj pse nuk keni folur në atë kohë dhe flisni tani”.  
 
Patozi:  Zoti ministër, ne të dy kemi një diferencë të madhe sepse unë pres që të vërtetat e mia ti ‘dëgjojnë sa më shumë njerëz kurse ti mezi pret të kalosh radhën edhe në këtë në seancë. Unë në jetën time nuk kam marrë as një e-mail poshtërues dhe as si ajo SMS e para një viti, të cilat do të ishin shkaqe të mjaftueshme që një politikan me dinjitet të jepte dorëheqjen. Por ky nuk është problemi yt më i madh. Problemi yt më i madh është se në rast se tund disa shifra me idenë se unë nuk kam kundërpërgjigje, dhe mendon se po fsheh kokën si struci të jesh i sigurtë se ne na dëgjojnë 3 milionë shqiptarë. Dhe 2.5 milionë i kanë parë me sytë e tyre live fushat e hashashit anembanë Shqipërisë. Kjo është e vërtetë po aq sa është e vërtetë që  je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar që nga media, politika, njerëz të thjeshtë e deri tek punonjës të policisë. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen. Por kam bindje  se ti nuk je e keqja e madhe, sepse dorëheqja jote prapë nuk mjafton. pasi jam shumë i sigurtë se në vendin tënd  ai që do vijë do të bëjë të njëjtën punë sepse kam bindjen absolutese qëbandat me lidhje politike në Shqipëri kanë licencë për të mbjellë hashash për të vrarë e prerë në këtë vend dhe problemi këtu është kryeministri dhe kjo qeveri.
 
Më herët në fjalën e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj me shifra të ndërkobmëtarëve akuzave që opozita ka bërë adresë të tij se është i lidhur me trafikun e drogës.
 
“Të dhënat e Guardia di Financës: Sipërfaqja e kultivuar me hashash në vitin 2013 ishte 323 hektarë në Shqipëri, nga të cilat policia deri në shtator kur kjo qeveri ka marrë detyrën kishte shkatërruar vetëm 7.5 %.  Janë 932 tonë në 2013­-ën. Sipërfaqja e kultivuar në 2015-­ën është 44 hektarë nga të cilat policia ka shkatërruar 96 %. Këto janë të dhënat e Guardia di Financës, që janë një ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në luftën kundër drogës. Unë nuk jam i lumtur as për këto shifra, sepse fundja, edhe kaq sa është, është problem”, tha Ministri. 

Fjala e plotë e Ministrit Tahiri në Kuvend 



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptajra.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema