Patozi këshillon gazetarët: Bojkotoni
Ramën, vetëm kështu hakmerreni
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka këshilluar gazetarët që të bojkotojnë aktivitetet e kryeministrit Edi Rama.
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka këshilluar gazetarët që të bojkotojnë aktivitetet e kryeministrit Edi Rama.
Duke iu referuar incidentit të sotëm të kreut të qeverisë me gazetarët jashtë Kuvendit, Patozi, një ish-gazetar thekson se bojkoti është e vetmja mënyrë për t'u hakmarrë ndaj Ramës. Ai u sugjeron gazetarëve që t’i tregojnë vendin asaj që ai e cilëson ‘race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre’.
Postimi i Patozit:
MËNYRA E VETME PËR T’U “HAKMARRË NDAJ RAMËS
Një kryeministër që fyen gazetarët është një shfaqje e shëmtuar që ta shpif, por kjo jo domosdoshmërisht e nxjerr atë jashtë misionit të vet. E patë besoj sot që më shumë u fol për sharjet e Edi Rames pas seancës, sesa për atë që ndodhi në sallën e parlamentit? Kurse një gazetar që bojkoton kryeministrin, mund të prodhojë vërtetë spektakël publik, por kjo e nxjerr atë jashtë misionit të shtypit.
Sipas meje, ka vetëm një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj qeverive arrogante dhe të korruptuara. Të informosh çdo ditë, çdo orë dhe çdo minut për të vërtetat përvëluese, që i nxjerrin ato zbuluar. Ku padyshim përfshihen edhe “shpërthimet” spontane ose të paramenduara të çdo politikani kundër shtypit.
Gazetarët dhe zyrtarët e lartë nuk kanë një garë të etikës së komunikimit me njëri-tjetrin, por i bashkon, po aq sa i ndan, shumë më tepër se kaq. Ndaj, pa dashur të futem fare në një punë që nuk më takon, do t’u sugjeroja gazetarëve që t’i tregojnë vendin kësaj race politikanësh, jo duke u lënë fushën e lirë, sepse ashtu mbase do të përmbushnin pa dashje dëshirën e abuzuesve të tyre. Por duke iu ngjitur mbrapa në çdo çast për t’i treguar publikut se çfarë ata janë realisht.
Pa u kompleksuar kurrë nga fyerjet e tyre, të cilat ka raste kur ngjajnë me atë bezen e kuqe, që shërben për të marrë vëmendjen e demave.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
39%
-
Më keq
43.7%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 4188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18
-
Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke nuk do merrte as 10% vota në Himarë
4 Gusht, 21:13
-
Spahiu: Greqia dyshon se humbi Himarën, ditën që Berisha bëri pakt me Ramën
4 Gusht, 21:07
-
Zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Himarë, KQZ: Votuan 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë
4 Gusht, 20:48
-
Gjikuria flet pas përfundimit të votimeve: Do pranoj verdiktin e himarjotëve! Tek unë shohin shpresën, po të dojë Tavo të punojë për mua
4 Gusht, 20:40
-
Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës
4 Gusht, 20:12
-
Fitim Zekthi: Të përkrahësh fashistë apo shovinistë në zgjedhje, është e neveritshme dhe e urryer
4 Gusht, 20:06
-
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja rezulton 36.9%, procesi i votimit në 36 QV ishte i qetë
4 Gusht, 19:59
-
Problemi me kartat e skaduara në Himarë/ Kristaq Kume: Ekspertët duhet të njoftonin KQZ dhe partitë, një pjesë e fajit edhe zgjedhësit
4 Gusht, 19:56
-
'Turpi i Berishës që kandidoi Belerin', Ergys Mërtiri në Report Tv: Edhe Gjikuria i njëjti mall, të dy foto me flamurin e Vorio Epirit
4 Gusht, 19:47