Pati propozuar 22 korrikun çdo 4 vite, Patozi: I lumtur që nuk bëhen, në ditën time të lindjes do rizgjidhej Basha pas çdo humbje

Pati propozuar 22 korrikun çdo 4 vite, Patozi: I lumtur që nuk bëhen, në ditën time të lindjes do rizgjidhej Basha pas çdo humbje

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi zbulon arsyen përse zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike kanë qenë më 22 korrik.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Patozi shkruan se ka qenë pikërisht ai që në vitin 2013 ka propozuar që këto zgjedhje, të mbahen ditën e ditëlindjes së tij, më 22 korrik.

Ai kujton bezdinë e Sali Berishës lidhur me këtë propozim, duke shtuar se ia njeh meritën që nuk ia kundërshtoi dëshirën.

Me tone ironizuese therëse, Patozi falënderon Bashën dhe “doktorin” për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

“Të paktën më kanë hequr një siklet të madh”, shkruan ai.

Një ndër kritikët më të ashpër të Bashës, Patozi, mes rreshtave të postimin të tij, shprehet i “qetësuar”, pasi tashmë nuk do të duhet të durojë që një herë në 4 vjet, dhe çdo 22 korrik, të merrte njoftimin e rizgjedhjet se Lulzim Bashës si kryetar PD, pas humbjes.

Ai thekson se për ata të cilët do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk ka asnjë koment dhe se mes tyre dhe Bashës me Berishën, do të zgjidhte gjithmonë këta të dytët.

“Por unë e kam marrë tashmë prej kohësh vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre, ndaj edhe jam jashtë çdo konflikti interesi.”, shkruan ai në fund.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 17/05/2021 07:22

    I mencur qenka dhe ky, qe ka propozuar ditelindjen e vet, a thua eshte ndonje koke e madhe. Kr kishte propozuar ditelindjen e liderit ka.r.izmatik, te pakten, dokton Rrumpalles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët