Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD: Vetëm pas zgjedhjeve! Ironizon Kryemadhin: Nuk jam fallxhor të di sa mandate do fitoj (VIDEO)
Në një intervistë për Report Tv, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi lë të hapur mundësinë për një koalicion paszgjedhor me PD. Edhe pse nuk ka bërë kalkulime sesa mandate do të marrë, Patozi thotë se vijojnë diskutimet me partitë e tjera të reja për të dalë në zgjedhje me një alternativë të përbashkët.
Danjela Maloku 16 Dhjetor 2020, 14:42 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 14:56
Astrit Patozi nuk i thotë jo bashkëpunimit me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Nëse kjo do të jetë mundësia e vetme për të larguar qeverinë Rama, Patozi do të pranonte koalicionin paszgjedhor me Partisë Demokratike.
"Ne do të bashkupunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona. Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shanc për këtë." - thotë Patozi për Report TV.
Nuk ka bërë kalkulime elektorale, por Bindja Demokratike thotë Patozi po punon për të qenë forcë përcaktuese qeverisëse.
"Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse." - shprehet Astrit Patozi.
Për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe për të sjellë ndryshim, jo vetëm rotacion, diskutimet me partitë e tjera vijojnë.
"Me partitë e reja të tjera që e mendojnë Shqipërinë si ne, jemi të detyruar të garojmë së bashku sepse e para kemi kauzën e përbashkët dhe e dyta sepse interesat elektorale i kemi të përbashkëta, pasinëse do garonim vecantë ‘dinozaurët’ e mëdhenj të politikës do e kishin më të lehtë të na shyenin", thotë Patozi.
Në një intervistë për Report Tv, Astrit Patozi komenton edhe protestën për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha. Ai tha se kjo protestë u nxit nga arroganca e pushtetit, por u përdor politikisht nga opozitarët jashtëparlamenti.
O astrit palloshi me gjith mend të gënjen mendja ty se ti do marësh ndonjë vot o astriti kapot. Po ti kur ishe te pd çfar bëre çfar ndrite o pite. Po si jeni kaq budallenj o astrit palloshi që flytyroni me presh në byth.
Përgjigju
Buno: 16/12/2020 15:55
O tope po mos boj sikur se dine. As vet sdo dalesh dot deputer
Përgjigju
Zhozefina: 16/12/2020 15:05
Kush lind prej SALEHUT natyrisht qe do te haje m...!
Bashke me Patosin edhe une....
Përgjigju
tosi: 16/12/2020 15:05
O po Nafije dybeku eshte falur ne Teqene e kulmaku tek babaMond bektaxhiu dhe sipas saj i ka te sigurta 100 mandate bashke me lristat naziskine dhe Sharebajgat e haremit te Jales.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14.7%
Të gabuar
81.9%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3663
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
O astrit palloshi me gjith mend të gënjen mendja ty se ti do marësh ndonjë vot o astriti kapot. Po ti kur ishe te pd çfar bëre çfar ndrite o pite. Po si jeni kaq budallenj o astrit palloshi që flytyroni me presh në byth.
PërgjigjuO tope po mos boj sikur se dine. As vet sdo dalesh dot deputer
PërgjigjuKush lind prej SALEHUT natyrisht qe do te haje m...! Bashke me Patosin edhe une....
PërgjigjuO po Nafije dybeku eshte falur ne Teqene e kulmaku tek babaMond bektaxhiu dhe sipas saj i ka te sigurta 100 mandate bashke me lristat naziskine dhe Sharebajgat e haremit te Jales.
Përgjigju