TIRANË – Ish-Zv.kryetari i PD-së, Astrit Patozi, me hamendje apo fakte, e ka konsideruar lejimin e grevës së urisë nga Qeveria si “meritë” të kreut të Kuvendit, Ilir Metës.
Gjatë fjalës së tij sot në Parlament, Patozi tha: “Qofsha i gabuar, por se c’kam një ide që edhe tërheqjen nga pengimi i grevës së urisë, Kryeministri duhet ta ketë bërë me sugjerim të Ilir Metës, i cili me siguri që e ka marrë në telefon dhe i ka thënë po “lëri le të rrinë atje, se nuk na prishin ndonjë punë të madhe” .
Dhe, në këtë kontekst, ai vazhdoi të thumbojë me ironi, kreun e LSI-së, Metën, me të cilin deri një vit më parë PD-ja bashkëqeverisi, duke i kujtuar organizimin e ditëlindjes së tij në bregdet:
“Sot, një koleg i mazhorancës më tha se kur ata ishin në grevën para kryeministrisë, tre vjet më parë, organizimi ishte shumë më i mirë. E di, i thashë, ju ishit në cadër me 5 yje atëherë, kurse këta hallexhinjtë nuk i kanë ato kushte. Fjala vjen, sikur të kishin cadrën e ditëlindjes së Ilir Metës, e cila u ngrit madhështore për vetëm për një ditë, edhe greva do të kishte qenë më dinjitoze, edhe qeveria do të kishte rezultuar më humane,”- nënvizoi Patozi.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com