Ai tha se shkak për këtë është bërë drejtimi i shumë bashkive nga persona me precedent penal.
“Duhet reformë e plotë kushtetuese pasi është nevojë urgjente për këtë reformë. Duhen zgjedhje të parakohshme lokale që të zhvillohen njëherësh me ato të përgjithshme. Ta nisim nga reforma zgjedhore, në atë të drejtësisë. Zgjidhja është reflektim i politikës. Zgjedhjet e vitit të shkuar, shans i humbur. Ligji i dekriminalizimit duhet të jetë për pastrimin e cubave dhe parandalimin e kësaj epidemi” ka thënë Patozi.
Patozi shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të heqë dorë nga veprimet provinciale dhe ti prijë ose ti bashkohet tryezës për republikën e re.
“Ligji i dekriminalizimit, tronditës. Nëse hetohet, thellohet rezultati. Shumë zyrtar me rekorde kriminale. Njerëz të inkriminuar, në drejtim të institucioneve, por edhe në Parlament. Kemi ende mundësi që të bëjmë diçka. Kryeministri vetë e promovon krimin. Në këtë sallë shumë persona me rekorde kriminale. Rama i ka përzgjedhur vetë kriminelët. Rama ka marrë pranë vetes të gjithë banditët. Kriminelë drejtojnë bashkitë më të rëndësishme. Duhet rithemelim Republike, që të nisë me reformën elektorale e atë të drejtësisë. Nuk mund të zvarritet pafundësisht tranzicioni i një vendi. Tek zgjedhjet janë rrënjët e infeksionit, zgjedhjeve të deformuara” tha ai.
Ora 11:30 Moratoriumi i gjuetisë, Lefter Koka: I shërben të ardhmes së vendit
Ministri i Mjedisit Lefter Koka teksa ka folur në seancën e sotme plenare për projektligjin për Moratoriumin e Gjuetisë, ka thënë se ky moratorium i shërben të ardhmes së vendit.
Ai ka shtuar se ky është një nga projekt-ligjet më të rëndësishme të këtij Parlamenti, pasi brezat e ardhshëm do të jenë ata që do të ndjejnë peshën e tij.
“Moratoriumi i gjuetisë sot dhe ai i pyjeve i miratuar më parë janë masa ekstreme që do i shërbejnë të ardhmes dhe për të cilat ka nevojë Shqipëria. Nëse ka një gjë për të cilën do te mbahet mend ky parlament vite më pas, ky do të jetë moratoriumi i pyjeve dhe ai i gjuetisë”, u shpreh ministri i Mjedisit.
Shpallja e moratoriumit synon ndalimin e aktivitetit të gjuetisë sportive dhe turistike në vend për një periudhë 5-vjeçare dhe përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.
Ndalimi i gjuetisë pritet të ketë ndikim dhe tek pasurimi i biodiversitetit dhe popullimi i habitateve të ndryshme, si dhe rritja e turizmit që lidhet me vrojtuesit e zogjve, duke ndihmuar në rritjen e ekonomisë lokale.
Ora 11:00 Shalsi:Të respektohet koha e diskutimeve; Meta:Deputetët të mos shmangen nga thelbi i çështjeve
Në nisje të seances deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, ngriti sërish shqetësimin për respektimin e kohës së diskutimeve në seancat parlamentare dhe të rendit të ditës së punimeve.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e mbështeti shqetësimin e perseritur te deputetit socialist, duke ftuar parlamentarët që të respektojnë rregulloren sa i takon kohës së diskutimeve të lira dhe çështjeve të rendit të ditës.
“Mendoj se deputeti Shalsi nuk thotë të mos ngrihen probleme që shqetësojnë publikun, por ato të ngrihen në një kohë të caktuar dhe të mos shmanget vëmendja nga thelbi i çështjeve që janë në rend dite, duke mos e cënuar cilësinë e diskutimeve. Mendoj se deputeti Shalsi ka të drejtë dhe do të ftoja të gjithë të respektojnë rregulloren”, u shpreh Meta.
Ora 10:00 Moratoriumi i Gjuetisë në Rend Dite
Shpallja e moratoriumit të gjuetisë dhe ndryshimet në ligjin ‘Për titujt e pronësisë’ janë dy cështjet kryesore të parashikuara ne seancën plenare të radhës se Kuvendit.
Krahas tyre, në rend dite është dhe ratifikimi i marrëveshjes ndryshuese me kfV Frankfurt AM MAIN, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë”, si dhe interpelanca me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga grupi parlamentar i PDIU-së, lidhur me ecurinë e punës në rrugën e Arbrit.
Ashtu si në seancat e mëparshme, zhvillimet nga aktualiteti politik në vend pritet të mbizotërojnë diskutimet e sotme në parlament, ku mes tyre vecohet reforma në drejtësi
*Lajmi në Përditësim