“Nuk jam aq naiv sa të mendoj se gjendja do të ndryshojë për shkak të një reforme, por vetë Kushtetuta e re si produkt konsensusi do të ishte hapi i parë që shkundja të mos vinte nga jashtë kësaj salle. Jam i bindur se ky Parlament kishte dhe e ka këtë mundësi. Për shkak se motori i reformës në drejtësi është ndezur prej shumë kohësh nuk besoj se ka nevojë të ngelë në mes për të nisur reformën kushtetuese se do të dukej si ikje. Ndërkohë nuk shoh asnjë pengesë që paralel me finishin e saj të hapet debati i Kushtetutës së re, për të cilën reforma në drejtësi do të ishte një kapitull pardhome”, tha Patozi.
Më tej, ai akuzoi maxhorancën, se është ajo që nuk po e merr seriozisht refomën në drejtësi.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)