Astrit Patozi u shpreh se PD nuk arriti që të përfitonte nga çështja Tahiri, ndërsa shpjegoi edhe heshtjen e kritikëve brenda partisë kohët e fundit. Ai e cilësoi gjendjen në PD si kaotike, ndërsa Bashën pa ide dhe vizion për të sjellë demokratët në pushtet. Sipas Patozit, Rama e ka përdorur debatin me gazetarët, dorëheqjen e Visho Ajazit dhe cështje të tjera për të larguar vëmendjen nga Tahiri.
‘Rama ka përdorur disa artifica për të ikur nga hashashi dhe dosja Tahiri. Qeveria është kapur në flagrancë me krimin dhe drogën, opozita duhet ta shfrytëzojë deri në pikën e fundit, unë nuk e shoh ende.
Është kaotike PD, e drejtuar keq nga Basha për këtë cështje. Ditët e para deputetët e PD iknin nga komisionin dhe ndërkohë shkonin në seancë dhe rrinin 20 orë në debat me Bashën. Në komisionin nuk rrinin, ndërsa në Kuvend po, pra nuk është vendi për të ikur nga fusha e betejës, pasi rast më të mirë se ky nuk besoj që të na vijë më.
Nuk kemi insistuar, pasi PD është shtëpia jonë dhe se kishte një cështje të nxehtë në dizfavorin e qeverisë, kemi bërë një tërheqje dhe kemi lënë PD që ta kapitalizojë për të mos i hyjë nëpër këmbë, por kjo nuk e ndryshon situatën.
Edhe nëse ne do të vendosim që të ikim në shtëpi, kjo cështje qëndron aty. Është nevoja e demokratëve, por Basha nuk ka bërë asnjë hap për të treguar se do të ndryshojë. Cfarë garancish mund të japësh kur nuk ndryshon as si mentalitet. Platforma për ngritjen e PD është në zyrën e Bashës, është në detyrimin e tij që të japë një përgjigje institucionale” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11