Patozi: Presidenti i ri të mos
mendojë se do jetë i pari i vendit

Patozi: Presidenti i ri të mos <br />mendojë se do jetë i pari i vendit
TIRANE- I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi akuzoi presidentin aktual Bamir Topi se kreu plane djallëzore me qëllim rimandatimin e tij si President.

Sipas Patozit, Topi e dëshmoi një pjesë të planit me votën për PS në zgjedhjet më të fundit në vend. "Z.Topi pati një aksident që e nxori të zbuluar para gjithë shqiptarëve. Por, ndodhi ajo që ndodhi, vota e tij për Edi Ramën, dhe për fat të mirë aty nuk pati 2 vota se do fshihej pas asaj për PD. E panë kamerat e panë botërisht. Z.Topi po ngre një parti për t'i marrë një votë PD-së, kaq dhe këtë e ka nisur sic edhe vetë e ka pohuar. Por, partia e tij do jetë vetëm një rrëke", tha kreu i grupit të PD.

Sipas Patozit, thyerja mes Topit dhe PD nisi pas ndryshimeve kushetuese. "Ju bëtë ndryshimet kushtetuese dhe unë jua punoj. Presidenti pretendon se është pushtet i pavarur, si ka mundësi që presidenti të marrë mendime si t'i teket kur kuvendi voton dekretet, ndërsa kuvendi se ka të drejtën të bëjë ndryshime kushtetuese", shton Patozi. Ai tha se në Korrik vendi do të ketë një President dhe se e rëndësishme është që të jetë cilësor dhe ta kete te qarte se do jete President Ceremonial.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë