TIRANE - Nënkryetari i PD Astrit Patozi shprehet se Sali Berisha mori më shumë se ç’duhet përgjegjësi për humbjen e thellë të zgjedhjeve. “Sali Berisha e personalizoi më shumë se ç’duhet përgjegjësinë e humbjes. Nuk i heq asnjë meritë si dhe ndjehemi njësoj përgjegjës në të gjitha nivelet për atë që ndodhi”, ka thënë Patozi.
Sipas tij, “Sali Berisha nuk ka nevojë të flasin apo mendojnë mirë për të, sepse Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ’90 deri sot. Nuk ka aspak nevojë që të kalojnë disa vite e të ridimensionohet historia”. Patozi thotë ndërkohë, se “Berisha ka ende shumë për t’i dhënë shumë PD dhe beson se kontributi i tij do jetë thelbësor në ringritjen e PD me shpejtësi në nivelet më të mira që ka patur ndonjëherë.
Për të Berisha shkëlqen me ikjen e tij, ndërkohë Rama nxin me fitoren e tij. “Është dita për të parë kontrastin e madh mes humbësit e fituesit. Berisha shkëlqen më ikjen tij, Edi Rama nxin me fitoren e tij. Nuk do bëjmë opozitën e nxirjes, siç bëri Edi Rama. Është dita për të bërë diferencën mes një burri shteti. Rama duhej të kërkonte ndjesë dhe pse ka arritur fitore të gjerë, të kërkonte ndjesë për 2009 deri më sot”, shprehet ai.
(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com