Astrit Patozi ka shpallur në “Real Story” largimin nga PD dhe paralajmëroi projektin për krijimin e një force të re politike. Patozi nuk ka pranuar që ti përgjigjet pyetjes nëse pjesë e lëvizjes së re politike të drejtuar prej tij do të jetë edhe ish-Kryetarja e Parlamentit, Topalli. Patozi tha se ata kanë qenë bashkë pas humbjes së zgjedhjeve , por nuk konfirmoi të njëjin bashkim në momentin aktual.
Duket se edhe mes kritikëve të Bashës nuk ka unitet dhe ata janë të përçarë. Një pjesë e njerëzve që janë parë më pranë Topallit kanë marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD duke kërkuar edhe ndryshime në nenet e Statutit. Një pjesë e këtyre ndryshimeve janë pranuar dhe votuar nga Kuvendi.
Patozi ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme Kryetarin e PD, Basha, por ai vetë konsiderohet si mjaft i kontestuar në bazën e PD për shkak të marëdhënieve që ka pasur me pushtetin gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, Patozi tha se ai ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë kjo edhe e gabuar.
“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit”, theksoi Patozi.
D m th shpalljen bashkim e Ed ramen opozite me BASHEN pro rames
Përgjigju