Patozi: Të hapen dosjet për 140
deputetë e drejtues të mediave

Patozi: Të hapen dosjet për 140<br />deputetë e drejtues të mediave
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i kërkon Ilir Metës që ligji i hapjes së dosjeve të nisë nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas në pjesën tjetër të administratës.
 
Patozi u shpreh se duhet të ndahemi me të kaluarën komuniste duke publikuar emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve të shtetit që sot mund të jenë në parlament dhe të atyre që mund të pretendojnë.
 
Astrit Patozi në vijim të deklaratës së tij tha se hapja e dosjeve për deputetë ka lidhje edhe me zgjedhjet për të ëbrë transparencë për të gjithë emrat.
 
"Të hapen dosjet për 140 deputetë e Shqipërisë dhe më pas administratës. Sigurisht kryetari i Kuvendit nuk e ka detyrim, por ligji nuk e pengon, flas në emrin tim personal.
 
Duhet të zbardhet e kaluara, ligji për hapjen e dosjeve të shoqërohet edhe me lustracionin.
 
Ne duhet të ndahemi me të kaluarën komuniste. Kjo, ka lidhje edhe me zgjedhjet, sepse nisja e transparencës nis nga parlamenti, me të kaluarën mund t'u mbyllte rrugën atyre që mund të rezultojnë të ftohur nga hapja e dosjeve.
 
Ligji nuk e ndalon që të jenë në Kuvend, më duket 'non sens', pasi po heqim mandate për ata që janë kapur me patenta false dhe jo për ata që kanë spiunuar gjysmën e Shqipërisë, por nëse dalin emrat besoj që nuk do të kandidonin.
 
Ish- bashkëpunëtorët e sigurimit që mund të binin tani në site, mund të dekurajonin edhe të tjerët që pretendojnë të hyjnë, por edhe të tjerë që janë.
 
Do të sensibilizonte edhe kryetarët e partive tona, që para se ta firmosin ta dërgonin te Gena Sula, se mbase ngecte ndonjëri në rrjetë.
 
Por mbi të gjitha do të shërbente si model për instiucionet e tjera, qofte edhe private, që këtë ta aplikonin edhe institucione të tjera.
 
Ligji nuk e pengon një ish-bashkëpunëtor të sigurimit të qëndrojë në detyrë, por publiku duhet ta marrë vesh
" tha ai.
 
Deputeti i PD, Patozi u shpreh se ligji duhet të aplikohet përveç Kuvendit dhe administratës edhe në media, pasi sipas tij ka drejtues dhe analistë që bëjnë moral, por mund të jenë të zhytur në llumin e bashkëpunimit me ish-sigurimin e shtetit.
 
"Po marr mediat, kanë nevojë për një transparencë të plotë, pasi ka fjalë që disa nga bajlozët e mediave kanë 27 vite me radhë që shesin moral dhe që mund të jenë të zhytur në llumin e bashkëpunimit me sigurimin e shtetit.
 
Shpresoj që edhe cdo gazetar, analist dhe opinionist të kalojë në sitën e këtij autoriteti dhe kush është i ndyrë të ndahej nga kjo.
 
Ftoj Metën të aplikonte në emër të parlamenti për ta filluar hapjen e dosjeve te 140 deputetët e Shqipëris
ë" përfundoi ai.


  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës