Patozi: Veshje jo etike, Rama:
Është modë po ka dhe një mesazh

Patozi: Veshje jo etike, Rama:<br />Është modë po ka dhe një mesazh
Deputeti i PD, Astrit Patosi i ka tërhequr vëmendjen kryeministrit Rama, sipas të cilit veshja e kryeministrit thyen etikën e Parlamentit.
 
Teksa mori fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Patozi tha se veshja e Ramës nuk është e duhura për në Parlament.
 
“Dua t’i tërheq vëmendjen kryeministrit Rama, veshja e të cilit thyen etikën e Parlamentit”, u shpreh Patozi. Pas kësaj deklarate, Rama buzëqeshi dhe iu përgjigj që veshja e tij është modë por mbart dhe një kuptim. 

"Raporti im me veshjen, diskutohet pastaj bëhet mode, nëse do jesh parlamentin e ardhshëm mos u çudit ta gjesh veten këtë modë. Veshja ime nuk është vetëm modë, është modë e mesazh, për 1 mln njerëz që votuan këtë qeveri, që ta kuptojë që kjo qeveri është ndryshe nga ajo që i përshkoi Blushi", tha Rama.

Kryeministri Rama kishte zgjedhur që të vishte  një bluze të bardhë me mbishkrimin “Shqipëria që duam”, e cila përdoret nga ai gjatë takimeve me qytetarët në qytete të ndryshme në Shqipëri. 

rama
(Rama sot në Kuvend)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër