TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka preferuar që të mos i jap rëndësi reagimit në media të Patriarkut Serb Irinej, mbi Kosovën. Por në takimin e zhvilluar dje në Kryesinë e Kuvendit me Primatët Ortodoks ai ka vlerësuar rëndësinë e takimit të tyre në Shqipëri, si dhe marrëdhënieve fetare në vendin tonë. Gjithashtu, Patriarku Bartolomeu ka bekuar Shqipërinë për të marrë statusin si vend kandidat në BE.
Qëndrimi
“Shqipëria i kushton vëmendje të veçantë lirisë dhe bashkëjetesës fetare dhe sot ndjehemi krenarë për shembullin pozitiv që japim në rajonin e Ballkanit, ku populli shqiptar udhëhiqet nga parimi i fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës përmes rrugës së paqes dhe tolerancës, duke lënë pas konfliktet e së kaluarës”, theksoi Meta në takim. Ndërsa në delegacionin e Primatëve Ortodoksë kryesuar nga Tërëshenjtëria e tij Patriarku Ekumenik i Stambollit, Bartholomeu I, ishte dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Anastasi.
Shenjtërimin e Kishës së Re Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë nga Patriarku Bartholomeu I dhe Patriarkët e tjerë, Meta e ka parë si një nderim për popullin shqiptar. Ndërsa prania e tyre gjatë ceremonisë së shenjtërimit, e ka kthyer Tiranën në një qendër të ortodoksisë botërore.
Patriarku
Patriarku Ekumenik gjatë takimeve në Shqipëri, shprehu urimin dhe bekimin e Tij që Shqipëria të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat. Sipas tij, përveç arritjeve të shënuara, kombi shqiptar, duke qenë njëri prej më të vjetërve në kontinent, e meriton plotësisht të jetë në gjirin e Bashkimit Evropian. Patriarku Bartholomeu I, gjatë bisedës me Metën ka vlerësuar qëndrimin e popullit shqiptar, si dhe tolerancën fetare në Shqipëri. “Shqipëria ka pësuar ndryshime rrënjësore gjatë këtyre viteve duke u transformuar në një vend evropian të rilindur shpirtërisht dhe në një shembull të lirisë dhe bashkëjetesës fetare”, bëhet e ditur të ketë thënë Patriarku në bisedën me Metën.
Ndërkohë që në bisedime nuk është folur me qëndrimet e caktuara, jashtë ceremonisë së shenjtërimit. Por se është theksuar roli i Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë gjatë këtyre 23 viteve në drejtim të shërbimit komunitar dhe rritjes së cilësisë së bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, në takimet me krerët e politikës shqiptare vlerësoi ndryshimet dhe përparimet që ka shënuar vendi ynë duke vënë në dukje se Katedralja e re Ortodokse është një tjetër provë e qartë se Shqipëria gëzon tërësisht lirinë e praktimit të fesë, pas së kaluarës së hidhur që ka përjetuar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com