Patriarku rus Kirill: Martesat gay
të ngjashme me ligjet naziste

Patriarku rus Kirill: Martesat gay<br />të ngjashme me ligjet naziste
“Ajo që po ndodh në Perëndim është se për herë të parë në historinë njerëzore legjislacioni është në kundërshtim me natyrën e njeriut” kështu u shpreh patriarku rus Kirill, i cili drejton kishën ortodokse  në Moskë. Kirill e mbajti këtë qëndrim duke patur parasysh martesat gei.

“Në një farë mënyre mund t'i krahasojmë  me ligjet naziste pjellë e një ideologjie” tha patriarku duke shtuar se kisha nuk dënon personat që kanë preferenca të ndryshme seksuale.

“Kjo është e rëndë për ta por mbetet punë e tyre,por nuk duhet diskrimnuar apo ndëshkuar sic ndodhte në disa shtete. Por kjo nuk duhet parë si një normë sociale sepse norma është ku një grua martohet me një burrë dhe krijojnë familje. Ja përse besojmë se kjo tendencë e re përbën një kërcënim për ekzistencën e racës njerëzore,” u shpreh Kirill i cili bëri komente edhe për konfliktin në Siri dhe zgjedhjen e Trump president.

“Dëgjojmë shpesh që koaliconi ndërkombëtar ka metodën e tij dhe Rusia ka një tjetër qëndrim. Por ka ardhur momenti të mos ketë më  diferenca, duhet të bëhemi bashkë e të gjejmë një zgjidhje politike” tha kreu i kishës ortodokse.

E sa i përket Trump ai tha se ishte i kënaqur që manjati u zgjodh president duke nënvizuar nevojën për të luftuar radikalizmin dhe terrorizmin islamik. Sipas tij fjalët e Trump japin shpresë për bashkëpunim  dhe është e rëndësishme që liderët e fuqive të mëdha ta bëjnë një gjë të tillë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari