Patriarku serb Irinej: Kosova do
të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë

Patriarku serb Irinej: Kosova do<br />të jetë gjithmonë pjesë e Serbisë
BEOGRAD - Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej ka theksuar se Kosova kurrë nuk mund të jetë jashtë Serbisë. Duke folur për gazetën serbe “Novosit”, ai tha se shpreson që qeveria serbe nuk do të bëjë asnjë gjest që do të shpinte drejt heqjes dorë nga “nga krahina jugore”.

"Populli serb këtë kurrë nuk do ta pranojë. Historia jonë, kultura dhe shpirti ynë janë të pashkëputshëm të lidhur me atë hapësirë." ka thënë ai.

Në pyetjen për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës serbe, ai është përgjigjur se nuk e di nëse ndërrimi do të bëhet për shkak të Kosovës, ndërsa ka shtuar se “pa marrë para sysh kjo, Kosova nuk bën të ndahet nda Serbia ", shkruan kjo gazetë.

"Nëse ndodh kjo, atë herë do të ndodhë përçarja më e madhe ndërmjet fqinjëve që nuk do të sillte asnjë të mirë. Populli serb nuk do të heqë kurrë dorë nga Deçani, Graçanica", ka thënë patriarku serb Irinej./Kosovapress/


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike