Patronazhistët, Soreca: Po ndjekim nga afër situatën, do bazohemi te hetimet e autoriteteve

Ambasadori i BE, Lugi Soreca reagoi nga Elbasani për patronazhistët, që ditët e fundit është bërë çështje debati në politikë. I pyetur në lidhje më këtë çështje, Soreca u shpreh se situata po ndiqet nga afër, por theksoi se është e rëndësishme që SPAK dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të lihen të hetojnë dhe se BE do të shprehet më pas në bazë të përfundimeve të hetimit.

"Ne po e ndjekim situatën, imë që komisioneri për mbrojtjen të dhënave po heton dhe SPAK, është e rëndësishme që t'i lemë këto dy autoritet të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar dhe do mbështetmi aty", tha ai.


Lajmi kryesor:

Soreca, Zingraf dhe Barsacq nga Elbasani: Zgjedhjet test për integrimin, 40 ekipe nga BE për monitorimin! Partitë të pranojnë rezultatin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja