ELBASAN- Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme me një  automjet pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan. Për pasojë ka mbetur i plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme Enver Muça. Ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik në Elbasan ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se makina e policisë është përplasur me një mjet tip Benz, të drejtuar nga 22-vjeçari me iniciale A.J.,

Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të rënda.  Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e saj.