Pas ndarjes nga aktorja Kristen Stewart, Robert Pattinson po kalon më shumë kohë me këngëtaren Katy Perry.
Ata janë fotografuar në koncertin e këngëtares Bjork në Los Angeles mbrëmjen e së shtunës.

Sipas mediave të huaja thuhet se Robert dhe Perry kanë ardhur së bashku në koncert, por në momentin që janë shfaqur para fotografëve është ndarë secili në punën e tij për të mos rënë në sy.
Këngëtarja Perry u shfaq e veshur me të zeza.

Gjithashtu edhe Pattinson u duk mjaft i kuruar me një kostum shik.
Një burim është shprehur se Pattinson dhe Perry kanë kaluar mjaft kohë së bashku në javët e fundit, madje ata kanë një kimi në marrëdhënien mes tyre.

Disa javë më parë ata u panë së bashku në një ceremoni martesore ku morën pjesë.
Tanimë që edhe Perry është ndarë nga John Mayer, nuk është çudi që mes tyre të ketë diçka më shumë se miqësi.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com