Pas ndarjes nga Kristen Stewart, aktori i njohur Robert Pattinson ka gjetur një “partnere” të re për të puthur.

Por ndryshe nga çmund të mendojë shumëkush, ka qenë thjesht nisja e një fushate të re për markën e njohur “Dior”.

robert pattinson

Fotot bardh e zi të postuara në Twitter shfaqin aktorin duke i dhuruar puthje pasiononte një modelje të panjohur.

Fotot e shkrepura nga Nal Goldin janë pjesë e fushatës e cila do të nisë në Shtator.

robert pattinson

Modelja e panjohur mendohet të jetë Alma Jodorowsky ose Camille Row, pavarësisht se Dior akoma se ka bërë të ditur identitetin e saj.

Robert dhe Kristen u ndanë pas katër vjetëve së bashku, pasi kjo e fundit e tradhëtoi aktorin me regjisorin e martuar Rupert Sanders.

(b.t/shqiptarja.com)