Nga foltorja e Parlamentit, ata i kujtuan sesa gabim e kishte që në fillim. Ines Arrimadas, lidere e partisë CIUDADANOS, tha se askush në Europë nuk e mbështet atë që bëri Puigdemont”.
Përçarje pati edhe mes partive pro pavarësisë, disa prej të cilave kërkojnë veprime radikale, ndërsa të tjerat luhaten në tone më pajtuese. Të tjerë liderë partish deklaruan se nga ky pozicion është krijuar paqartësi dhe se një gjë e tillë vetëm sa e shton pasigurinë në çdo drejtim.
Krerët katalanas u tërhoqën në minutën e fundit nga shpallja e pavarësisë dhe vendosën t’i lënë kohë negociatave me qeverinë qendrore. Duke folur para Parlamentit të Katalonjës, Puigdemont i bëri thirrje Madridit që të hyjë në dialog, duke ia kujtuar sidoqoftë se rajoni e ka fituar të drejtën për mëvetësi.
Një sërë biznesesh, përfshirë dy banka kryesore të Spanjës, një kompani e rëndësishme e telekomunikacioneve dhe një grup ndërtuesish, si dhe një protestë masive gjatë fundjavës në Barcelonë nga 350 mijë katalanas që kundërshtonin shkëputjen, patën ndikim të fortë mes të moderuarve të shqetësuar nga perspektiva e një kolapsi ekonomik dhe trazirave civile.
Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com










