TIRANE - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në telegramin e urimit, ai shkruan: “I nderuar Zoti President,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Me këtë rast, më lejoni, Zoti President, të rikonfirmoj marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe t’Ju siguroj për vendosmërinë time të palëkundur për t’i forcuar këto marrëdhënie edhe më tej në të ardhmen.
Shqipëria dhe shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë ofruar në sfidat më të rëndësishme me të cilat kombi shqiptar është përballur përgjatë historisë së tij. Roli i SHBA-së ka qenë i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë rajonin tonë.
Populli shqiptar mbetet seriozisht i angazhuar për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe partneritetin me komunitetin ndërkombëtar në këtë drejtim. Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në rajon, si dhe do të kontribuojë në drejtim të forcimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit në Ballkan e më gjerë,"- përfundon Nishani.
MINISTRI I JASHTEM BUMÇI URON SEKRETARIN AMERIKAN TE SHTETIT KERRY
Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka uruar sot, Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Në telegramin që iu dërgua z.Kerry, thuhet: "Në këtë ditë të veçantë për popullin mik amerikan, gjej mundësinë, Zoti Sekretar i Shtetit, të konstatoj me kënaqësi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, duke u karakterizuar nga fryma e bashkëpunimit miqësor dhe partneritetit të ngushtë.
Ne ju falenderojmë sinqerisht për mbështetjen e vyer dhe të vazhdueshme që na keni ofruar, duke filluar nga formimi i shtetit shqiptar e deri sot në përballjen e sfidave për forcimin e demokracisë. Shqiptarët ju mbeten shumë mirënjohës, duke besuar plotësisht tek vlerat që ndajmë së bashku.
Falë përpjekjeve të përbashkëta janë bërë hapa të rëndësishëm përpara në kuadër të forcimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit. Shqipëria mbetet e angazhuar seriozisht për një rol konstruktiv dhe moderator në arenën rajonale duke kontribuar aktivisht në integrimin sa më të shpejtë të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike,"- përfundon telegrami.
/Shqiptarja.com