Pavarësia, Hoxhaj i shkruan sërish
vendeve që nuk e kanë njohu

Pavarësia, Hoxhaj i shkruan sërish<br />vendeve që nuk e kanë njohu
Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Enver Hoxhaj iu ka shkruar të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për t’iu kujtuar se shpallja e Kosovës shtet është shpallur e ligjshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
 
Hoxhaj e ka bërë të ditur këtë përmes profilit të tij në Facebook, në të cilin thotë se letrën e dërguar vendeve anëtare të OKB-së që nuk e njohin Kosovën shtet e ka bërë në katër vjetorin e publikimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
 
Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte vlerësuar se shpallja e Kosovës shtet jo vetëm që është e ligjshme, por deklarata e pavarësisë është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sipas Enver Hoxhajt, Kosova deri më tani është njohur nga 107 vende anëtare të OKB-së. 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato