Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë se "për BE nuk ndryshon asgjë", pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonja, Spanja "mbetet i vetmi bashkëbisedues".
Donald Tusk javën e kaluar, bëri një apel ndaj presidentit katalanas për të hequr dorë nga shpallja e pavarësisë. Në një fjalim në Komitetin e Rajoneve përpara një debati mbi Katalonjën, ai tha se një deklaratë për pavarësi "do ta bënte dialogun të pamundur" theksoi se ishte e nevojshme "të kërkohet një zgjidhje e problemit nëpërmjet bisedimeve jo nëpërmjet forcës".
Presidenti i PE:Asnjë anëtarë i BE s'do ta njohë Katalonjën
Ndërsa Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, është treguar më i ashpër dhe më i prerë me qëndrimin e tij ku deklaroi se “asnjë anëtarë i Bashkimit Europian nuk do ta njohë Katalonjën si shtet i pavarur”
“Të jetë e qartë: Asnjë anëtarë i Bashkimit Europian nuk do ta njohë Katalonjan si shtet i pavarur”, ka deklaruar Presidenti i Parlamentin Europian, Antonio Tajani.
Redaksia Online
Xh.F/J.Sh/Shqiptarja.com