Pavarësia e Katalunjës,ish-presidenti
në gjyq,sfidoi vendimin e gjykatës

Pavarësia e Katalunjës,ish-presidenti<br />në gjyq,sfidoi vendimin e gjykatës
Ish-presidenti katalanas Artus Mas teksa del para gjykatës është shprehur se nuk ka asgjë për të kërkuar falje dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj.

Në referendumin e 2014-s, më shumë se 80% e votuesve mbështetën pavarësinë, por vetëm 2 nga 5.4 milionë katalanasit me të drejtë vote morën pjesë në të. Ish presidenti akuzohet për përfshirje në referendumin jo zyrtar të krahinës katalanase për pavarësinë.

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Barcelonës ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për ish presidentin. Jashtë gjykatës protestuesit u shprehën “ Nuk je vetëm”,”Demokracia nuk është krim”.

Një çështje e tillë është duke u përdorë nga përkrahësit pro-pavarësisë për të nxitur fushatën e tyre. Qeveria aktuale ka premtuar të mbajë një votim të ri në shtator të këtij viti.

Mas është paditur për mosbindje serioze civile, pasi votimi  u krye duke sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle. Prokurorët kanë kërkuar që ai të qëndrojë larg nga detyrat publike për 10 vite.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato