Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy deklaroi shpërndarjen e parlamentit katalans, ndërsa bëri thirrje edhe për zgjedhje rajonale më 21 dhjetor. Kryeministri tha se imponimi i sundimit të drejtpërdrejtë në Katalonjanë ishte thelbësor për të "rikthyer normalitetin" në rajon.
/Shqiptarja.com
Më parë gjatë ditës së sotme Parlamenti katalanas votoi në mënyrë të njëanshme shpalljen e pavarësisë. Gati një orë pas këtij veprimi Parlamenti spanjoll aktivizoi nenin 155 duke imponuar kontrollin e drejtpërdrejtë të Spanjës në Katalonja
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










